Partia demokratike shqiptare mbanë konferencë për media (VIDEO)

Kjo konferenc për media udhëhiqej nga këshilltarja e PDSH-së Hylja Krashnica-Jusufi dhe nënkryetari i partisë Ilir Sadriu...

Fillimisht fjalën e mori këshilltarja e kuvendit komunal znj.Krashnica-Jusufi e cila shprehu edhe pakënaqesit e saj rrethë parregullsive që kanë ndodhur gjatë tri seancave asaj Konstituive, seancës së I-rë dhe seancës së II-të të kuvendit komunal në Preshevë.

Gjithashtu znj.Krashnica-Jusufi foli edhe për mos pjesëmarrjen e këshilltarëve të Pdsh-së në komisionin e formuar rreth çëshjes së TVP-së dhe zyrave të tri partive politike asaj të PDSH-së,PVD-së dhe Listës serbe.

Ndërsa nënkryetari i PDSH-së z.Sadriu gjatë kësaj konference për media kritikon skajshmërisht kryetarin e komunës z.Arifi me sjelljet e tij arrogante dhe mospërfilljen e rregullores për mos ndërhyrjen nga vendi gjatë seancave të mbajtura në kuvendin komunal.

Gjithashtu z.Sadriu foli edhe për mbledhjen që ka mbajtur PDSH-ja e cila për ndodhit e fundit në vend por edhe më gjërë i bënë thirrje subjekteve politike shqiptare për mbajtjen e seancës së Kuvendit të Këshilltarëve shqiptar të Luginës së Preshevës për të sjellur vendime kruciale për shqiptarët e Luginës së Preshevës, duke fuqizuar dhe sinkronizuar dokumentet e mëhershme të miratuara në këtë organ të shqiptarëve të Luginës së Preshevës përfshir këtu edhe asociacionin e komunave me shumicë shqiptare autoktonë në Luginë të Preshevës.