Avionët përplasen me njëri – tjetrin në pistë /VIDEO\

Avioni i kompanisë ajrore të Gjermanisë është goditur nga avioni i kompanisë ajrore izraelite “El Al”...

Avioni i kompanisë ajrore të Gjermanisë është goditur nga avioni i kompanisë ajrore izraelite “El Al”, në pistën e aeroportit ndërkombëtar Ben-Gurion te Tel Avivi.

Sipas orarit të fluturimeve, avioni izraelit duhej të fluturonte për në Romë, ndërsa ai gjerman për në Berlin.

 Avionët do të qëndrojnë në aeroport deri në përfundimin e hetimeve. Vlerësohet se dëmi i shkaktuar është disa milionë dollarë