Gjuriq: Pasi më rrahën si qen, policët kosovarë bënë “selfie” me mu

Ai ka akuzuar policinë e Kosovës se janë sjellur në mënyrë brutale dhe abuzuese me të....

Djuric ka thënë para mediave në Beograd, pas një takimi me presidentin Aleksandar Vucic dhe përfaqësuesit e Listës Serbe, se policia e Kosovës e kishte goditur pas arrestimit, kishte bërë selfie me të dhe kishin kënduar këngë.

“Në sytë e grave dhe të rinjëve kanë gjuajtur shok bomba. Menduan se duke më ngre si qen mund të përulin Serbinë dhe pupullin serb. Pastaj më hipën në një prej mjeteve transportuese. Kam pësuar disa goditje dhe jam mirë përpos disa lëndimeve në duar. U përpoqën të më përulin, dhe bënë selfie me mua, më shtynë kalashnikovin dhe kështu …”.

Ai thotë se një polic i kishte nxjerr edhe thikën.

“Njëri prej tyre më nxorri edhe thikën si kërcënim. Kanë kënduar edhe këngë e kështu”, ka thënë Djuric.