Përfundon me sukses aksioni kundër krimit të organizuar ndërkufitar ''Sava'' në Serbi (VIDEO)

Fushata "Sava" u organizua në përputhje me planin e punës së Programit të Sigurisë Kufitare DCAF në bashkëpunim me MPB të Serbisë...

DCAF dhe Departamenti i Policisë Kufitare të Serbisë kanë organizuar një konferencë për media për raportimin e rezultateve të përfundimit të aksionit të përbashkët "Sava" ndërmjet DCAF dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë e cila kishte për qëllim zgjidhjen e krizës së emigratëve, kotrabandën  dhe krimin e organizuar. Në aksionin e përbashkët kanë qenë  të përfshira shtetet si Austria, Republika e Shqipërisë, Bosnja dhe Hercegovina, Republika e Maqedonisë, Mali i Zi, Republika e Sllovenisë, Moldavia, Republika e Kroacisë dhe Republika e Serbisë, aksioni ka filluar më 21.03.dhe ka përfunduar më 27.03 2018.

Përfaqësues nga Departamenti i Policisë Kufitare Milenko Vukadinoviq raportoi që  "Në këtë aksion të kontrolluara ishin 1.525 automjete dhe 1.925 persona, janë zbuluar tre emigrantë të paligjshëm shtetas të Sirisë, 427 gram heroinë, 5.378 paketa cigaresh pa pulla akcize dhe 2.100 paketa Kamagra.

Zëvendësshefi Miljan Stanojeviç nga Departamenti i Policisë Kufitare, ka thënë se ky veprim është i përshtatshëm për shkëmbimin e përvojave të vendeve të rajonit dhe më gjerë siç demonstrohet për vite me rradhë.

Drejtori i DCAF-it Anton Travner thotë se është i kënaqur me rezultatet e arritura në aksion të përbashkët.

"DCAF është më e shqetësuar për përmirësimin e kapaciteteve për bashkëpunim ndërkufitar. Ky është qëllimi ynë dhe ajo që ne jemi duke bërë, dhe që ky bashkëpunim të ishte më i mirë duhet të kenë njohuri dhe përvojë pjesëmarrësit në bashkëpunimin ndërkufitar, burime financiare për shkak se kjo përfshin kosto të lartë, kanalet e komunikimit, dhe elementi më i rëndësishëm në këtë bashkëpunim është besimi i ndërsjellë " , thotë Travner.

Kreu i antikontrabandës Robert Čepinko si dhe përfaqësues i Europolit për parandalimin e krimit të organizuar dhe terrorizmit u deklarua se: "Kriminelët janë fleksibël dhe çdo ditë shpikin mënyra të reja për të kontrabanduar njerëz apo aktivitete të tjera të ndaluara, dhe ky është një rezultat i kolegëve më të mirë të punës nga rajoni, më shumë energji, njohuri dhe fonde që investojnë në luftën kundër krimit. E gjithë kjo është duke i detyruar kriminelët të ndryshojnë qasjen e tyre dhe se jeta e tyre nuk është aq e lehtë".

Shefi i Policisë së Departamentit të Vranjës Igor Zhivkoviç shprehu nderin dhe privilegjin, sepse Vranja ka qenë në disponim për zbatimin territorial të këtij vendimi, organizimin dhe bashkëpunimin me zyrtarët e zbatimit të ligjit, në mënyrë që të luftoj të gjitha format e krimit të organizuar.

Shef i Departamentit të Policisë në Leskovc Milivoje Stojiljkoviç dhe Shefi i Policisë Kufitare në Nish Bojan Curkoviq theksuan se policët janë të gatshëm për të gjitha përvojat, për shkëmbimin e informacionit, si dhe teknikave të caktuara të  punës në të ardhmen. Bojan Curkoviq poashtu theksoi dhe rastin e një shtetasi serb me nacionalitet shqipëtar i cili është kapur duke provuar të dalë jashtë shtetit në mënyrë jo ligjore.

Fushata "Sava" u organizua në përputhje me planin e punës së Programit të Sigurisë Kufitare DCAF në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme të Serbisë.