Sot rreth orës 14.00 qytetarët e Komunës së Preshevës janë shqetësuar nga fluturimi në distancë të ulët të avionëve ushtarak të Republikës së Serbisë.
Me indinjatë të thellë konstatojmë se veprimet e tilla shtojnë pasigurinë dhe ankthin tek shqiptarët e Luginës së Preshevës. Ftoj institucionet përkatëse qëndrore të mos keqpërdorin hapsirat e Komunës sonë për demonstrimin e forcave si reagim i ngjarjeve politike të shënuara ditë më parë.
Gjithashtu siguroj qytetarët e Komunës së Preshevës se kemi mbështetjen dhe besimin e plotë të miqve tanë ndërkombëtarë dhe ftoj që ti përmbahemi provokimeve eventuale dhe aktiviteteve spontane.
Preshevë, 28.03.2018
Shqiprim Arifi, kryetar i Komunës së Preshevës
Ky është postimi në facebook-un e kryetarit të komunës së Preshevës z.Shqiprim Arifi.