Kapet sasi e madhe kanabisi në Fushë-Krujë

Droga u gjet në një kontinier, pronë e një personi nga Bulqiza.

Rreth 200 kg kanabis sativa ësht zbuluar dhe sekuestruar në Halilaj të Fushë-Krujës. Droga u gjet në një kontinier, pronë e një personi nga Bulqiza. Nuk dihet ende nëse kjo drogë ishte për transport apo ishte magazinuar në atë vend. Policia pritet të dalë me njoftim zyrtar për këtë operacion antidroge.