Shqiprim Arifi i drejton letër Ministrit të Mbrojtjes të Republikës së Serbisë Vulin (Foto)

Sonte, menjëherë posa u ktheva nga një udhëtim zyrtarë, kërkova nga ministri i Mbrojtjes së Republikës së Serbisë, z. Vulin që të jap sqarime

Pas fluturimit të avionëve ushtarak mbi territorin e komunës së Preshevës ditën e djeshme, ku ky  fluturim ishte në distancë të vogël nga toka shkaktoi panik dhe shqetësim tek banorët lokal. Kryetari i komunës së Preshevës z.Shqiprim Arifi i ka drejtuar një letër ministrit të Mbrojtjes së Republikës së Serbisë me crast ka kërkuar dhe sqarime në lidhje me këtë gjë. Përkujtojmë që Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë, kapiteni Jovan Krivokapiq, ka dhënë sqarime rreth fluturimeve të avionëve luftarakë serbë.
Ai ka thënë se fluturimet janë pjesë e stërvitjeve ushtarake që janë planifikuar në këtë zonë dhe që do vazhdojnë edhe nesër në Serbinë qendrore.“Aeroplanët janë duke fluturuar ashtu siç duhet”, ka thënë për BIRN, Krivokapiq, duke shtuar se nuk ka arsye për panik në popullatën lokale.
Ja cfarë ka shkruan Kryetari i komunës së Preshevës z.Shqiprim Arifi:

Të nderuar qytetarë të komunës së Preshevës,

Sonte, menjëherë posa u ktheva nga një udhëtim zyrtarë, kërkova nga ministri i Mbrojtjes së Republikës së Serbisë, z. Vulin që të jap sqarime rreth fluturimit të sotshëm të aeroplanëve ushtarak me një lartësi shumë të ulët në komunën tonë, ku solli një shqetësim të madh tek qytetarët tanë, ministri e cila nuk kishte njoftuar paraprakisht për këtë aktivitet të sotëm.