Ish-ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Sadri Ferati, ka bërë me dije se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe nuk mund të themelohet njëanshëm.
Sipas tij, këto sjellje të Listës Serbe mund ta dëmtojnë frymën e dialogut për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve.
Ferati u ka bërë thirrje partive shqiptare për unitet rreth temave të mëdha që e presin vendin, edhe në rastin e tanishëm të themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.