Autoritetet franceze: Incidenti mund të jetë i lidhur me ISIS-in

Raportohet se në Francë ka ndodhur para ca çastesh një incident.

Një shofer ka tentuar t’i shtypë me makinë disa ushtarë, por thuhet se asnjëri nga ta nuk është lënduar.

Autoritetet franceze janë hedhur në kërkim të sulmuesit i cili është arratisur menjëherë me makinën e tij.

Ndërsa siguria franceze është kontaktuar në lidhje me rastin dhe kanë deklaruar se gjithçka po trajtohet seriozisht pasi sulmi mund të ketë qenë terrorist.

Në të kaluarën Franca është përballur me sulme terorriste që kanë shkuar në fatalitet andaj edhe presidenti francez, Emmanuel Macron ka kërkuar që të merret çdo masë serioze.