Beogradi pret themelimin e Asociacionit

Drejtori i Zyrës për Kosovë, Marko Gjuriq ka thënë se Beogradi mbështet konkluzionet e serbëve nga Kosova dhe qëllimin e tyre për të filluar formimin

Drejtori i Zyrës për Kosovë, Marko Gjuriq ka thënë se Beogradi mbështet konkluzionet e serbëve nga Kosova dhe qëllimin e tyre për të filluar formimin e komunave me shumicë serbe, e cila sipas tij është e drejtë e tyre në bazë të marrëveshjes së Brukselit.

Gjuriq ka thënë se pritet që në vend të ‘kërcënimeve të luftës’ përfaqësuesit e Prishtinës duhet t’ia mundësojnë serbëve të fillojnë punën mbi themelimin e Asociacionit në tre javët e ardhshme.

“Serbia është e angazhuar për paqen dhe për këtë arsye në përkrahim konkluzionet e serbëve nga Kosova dhe qëllimin e tyre për të formuar AKS-në e cila është e drejtë e tyre në bazë të marrëveshjes së Brukselit”, ka thënë ai.

Gjuriq ka shtuar se Asociacioni do të themelohet ashtu siç është nënshkruar në Bruksel pa ndryshime kushtetuese, siç pretendojnë përfaqësuesit kosovarë.