Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, është duke qëndruar në Turqi për një vizitë zyrtare, me ç’rast janë nënshkruar edhe disa marrëveshje bashkëpunimi mes dy vendeve
Por ajo që bie në sy nga vizita e Putinit në Turqi, është pritja madhështore që i është bërë atje nga homologu i tij, Rexhep Taip Erdogan, shkruan Periskopi.
Turqia dhe Rusia i kanë përmirësuar vazhdimisht marrëdhëniet ndërmjet vete, duke dinamizuar edhe shkëmbimin tregtar mes vete, si dhe duke bashkëpunuar në fushën ushtarake.
Ndërkaq, Turqia viteve të fundit ka zbehur marrëdhëniet e mira me Perëndimin, përkundër se është vend anëtar i NATO-s.