Këshilli Nacional Shqiptar në bashkëpunim me shtëpinë botuese ''Albas'' bëjnë kërkesa të reja për lejimin e teksteve mësimore nga Shqipëria

Këshilli Nacional Shqiptar në bashkëpunim me shtëpinë botuese ''Albas'' bëjnë kërkesa të reja për lejimin e teksteve mësimore nga Shqipëria

Për zgjidhjen e çështjes së teksteve mësimore Këshilli Nacional Shqiptar në bashkëpunim me shtëpinë botuese Albas në Preshevë po bashkëpunojnë për lejimin e teksteve mësimore në mënyrë që t'ia lehtësojnë nxënësve të shkollave procesin mësimor.

Qëndrim Hetemi drejtor i shtëpisë botuese "Albas" në Preshevë u deklarua se raportet me Këshillin Nacional Shqiptar janë shumë të mira si dhe kanë bërë dhe kërkesa të reja për tekstet mësimore.

Librat e lejuara për përkthim janë libri i gjuhës shqipe prej klasëstë 2 fillore deri në vitin e 4 të shkollave të mesme dhe kanë bërë kërkesë që të lejohet edhe abetarja për klasën e parë të shkollës fillore kështu u deklarua  z.Hetemi.

Një përparësi tjetër që pritet të bëhet e mundur është edhe ajo e digjitalizimit të teskteve mësimore mirëpo kjo gjë varet nga ajo se nëse kërkesa e shtëpisë botuese do të aprovohet ose jo nga Ministria e Arsimit.

Procesi mësimor në Luginë të Preshevës po has në sfida të mëdha mirëpo me përpjekjet nga ana e Këshillit Nacional Shqiptar dhe shtëpisë botuese "Albas" në Preshevë shpresojmë që tashmë këtij problemi ti vijë fundi.