Moska akuzon fort: KFOR dhe EULEX aprovuan arrestimin e Marko Gjuriqit

Moska akuzon fort: KFOR dhe EULEX aprovuan arrestimin e Marko Gjuriqit

Rusia ka akuzuar KFOR-in dhe forcat e Bashkimit Europian se kanë dhënë “ok”-in për arrestimin e ministrit serb Marko Gjuriq në Mitrovicë.

Këtë e ka bërë të ditur Maria Zakharova, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme gjatë një dalje publike për mediat në Moskë.

Zakharova deklaroi se misioni i BE-së EULEX-i ka shkatërruar mandatin e tij që i jep rezoluta 1224 e OKB-së.

Ajo deklaroi se “Forcat Ndërkombëtare në Kosovë, KFOR dhe EULEX kanë dhënë aprovimin e tyre të heshtur për arrestimin e ministrit për Kosovën në qeverinë e Serbisë”.

Deklarata e Ministrisë së Jashtme të Rusisë është një aksion i qartë diplomatik që Moska pritet ta kthejë nga verbal në real. Pra ndërhyrje direkte në Kosovë, duke kërkuar që si anëtare e Këshillit të Sigurimit, që ka krijuar juridikisht Kosovën dhe ka përgjegjësi për të, të jetë palë në negociatat për mbylljen përfundimtare të çështjes nga ana e OKB-së.