Haxhiu: Haradinaj duhet të ndalet

Albulena Haxhiu, ka komentuar funksionalizimin e Ekipit Menaxhues për Statutin e Asociacionit të Komunave Serbe.

“Qeveria paska krijuar struktura të reja për krijimin e “Zajednices” apo thënë ndryshe për bosnjëzimin e Kosovës”.

“Haradinaj duhet të ndalet. Nuk duhet ta bëj gabimin dhe dëmin e njëjtë siç bëri me demarkacionin! Thaçit e Veselit, vetëm edhe për këtë i duhet Haradinaj! Pastaj angazhojnë PDK’në që ta hedhin sikur leckën”, ka shkruar ajo në Facebook.

Ajo ka thënë se vendi duhet të shkojë në zgjedhje sa më parë.

“Qytetarët s’kanë pse e durojnë një qeveri që vetëm skandale e dëme i sjellë vendit”.

Postimi i plotë

Qeveria paska krijuar struktura të reja për krijimin e “Zajednices” apo thënë ndryshe për bosnjëzimin e Kosovës!

Haradinaj duhet të ndalet. Nuk duhet t’a bëj gabimin dhe dëmin e njëjtë siç bëri me demarkacionin!

Thaçit e Veselit, vetëm edhe për këtë i duhet Haradinaj! Pastaj angazhojnë PDK’në që t’a hedhin sikur leckën.

Duhet të shkojmë në zgjedhje sa më parë!
Qytetarët s’kanë pse e durojnë një qeveri që vetëm skandale e dëme i sjellë vendit.