Ministrja serbe e Drejtësisë, Nela Kuburoviq, ka shprehur dyshimet se ndoshta Gjykata Speciale e themeluar për të gjykuar krimet e supozuara të UÇK-së ndaj civilëve, nuk do të nisë fare punën
Sipas saj, kjo gjykatë mund të mbetet një shkronjë e vdekur në letër.
“Kam frikë se kjo gjykatë për të cilën është duke insistuar BE-ja do të mbetet një shkronjë e vdekur në letër”, ka thënë ministrja serbe e drejtësisë në një intervistë për “Vecernje Novosti”.
“Një numër i madh i lëndëve që është iniciuar për krimet kundër serbëve është bllokuar pa kurrfarë arsyetimi”, ka thënë Kuburoviq, duke shtuar se organet gjyqësore të Prishtinës nuk është dënuar askush.