• E mërkurë / May-14 09:57
  • Kontakt

Kolegji ''ISPE'' ofron bursa për të gjithë studentët nga Lugina e Preshevës.

Një risi në këtë kolegj është se nga viti i ardhshëm transporti nga qyteti i Gjilanit do të bëhët më autobus dhe do të jetë falas...

Kolegji "ISPE" në bashkëpunim me organizatën ''Shpresa'' tashmë i ofron të gjithë studentëve nga Lugina e Preshevës bursa në pesë drejtime studimi ndërsa nga korriku i këtij viti pritet që të shtohen edhe programe të reja.

Lirim Zorra profesor i Shkencave Politike në kolegjin "ISPE" në prononcimin e dhënë për RTV Aldi na tregoi për mundësitë e studimit në këtë kolegj poashtu ai tha se janë pesë drejtimet në të cilat mundë të regjistrohen studentët, këto bursa janë të mundura për 3 vite 2 dhe 1.

Koordinatori I organizatës ''Shpresa'' për Komunë të Preshevës Almin Shaqiri në intervistën që zhvilluam tha se në bashkëpunim me kolegjin "ISPE" qëllimi jonë është që të rrisim vlerat e rinisë, dhe mundësitë për të studijuar kanë të gjithë të rinjtë ajo që duhet të bëjnë është të paraqiten tek organizata ''Shpresa'' me seli në Komunë të Bujanocit dhe rruga për studime është shumë më e lehtë.

Një risi në këtë kolegj është se nga viti i ardhshëm transporti nga qyteti i Gjilanit do të bëhët më autobus dhe do të jetë falas.