Një ditë para ardhjes së BE-së në Tiranë, aty ku pritet dhe marrja e rekomandimit për hapjen e negociatave, Lulzim Basha ka udhëtuar drejt Berlinit për t’i kërkuar qeverisë gjermane mbështetjen e tyre për integrimin e Shqipërisë.
Basha ka dalë përmes një video-je të postuar vetë prej tij në rrjetin social. Kryedemokrati është shprehur se i ka kërkuar mbështetjen partisë së Merkelit për të mbështetur integriin e vendit .
Në fjalën e tij Basha u shpreh se procesi i hapjes së negociatave do të mundësojë gjithashtu dhe vazhdimin e betejës për të çmontuar krimin e organizuar dhe kapjen e shtetit nga korrupsioni.
“Kërkuam bashkë me anëtarët e delegacionit që më shoqërojnë, mbështetjen e CDU-CSU për hapjen e negociatave për Shqipërinë, i cili do të merret pas rekomandimit të KE. Kemi kërkuar mbështetjen për Shqipërinë në një ëndërr që e ndajnë të gjithë shqiptarët, të anëtarësimit në Bashkimin Europian”, tha Basha.
“Ta shohim këtë si një proces që mundëson vazhdimin e betejës për të çmontuar krimin e organizuar dhe kapjen e shtetit nga krimi i organizuar, për të çmontuar narkoshtetin, për të luftuar korrupsionin, për t’i vendosur të gjithë qytetarët të barabartë para ligjit, jo ti selektojmë, për të vendosur në veçanti politikanët e korruptuar përpara drejtësisë, për të çliruar ekonominë nga monopolet dhe oligarkia, për të rikthyer konkurrencën”- tha Basha.