• E mërkurë / Feb-26 20:02
  • Kontakt

Hapen aplikimet për bursën studentore në Republikën e Turqisë

Shoqata “Dituria” i bën thirrje të gjithë studenteve që dëshirojnë të studiojnë në Turqi të vijnë dhe të aplikojnë ...

Shoqata “Kulturore Dituria” në Preshevë përmes organizatës qeveritare Turke “YTB” në Turqi ka shpallur aplikimin për studime me bursë në Republikën e Turqisë. Bursa i mundësohet studentëve në programin bachelor, master, dhe doktoraturë, konkursi është i vlershëm për vendet Ballkanike dhe është i hapur nga data 16 prill deri më 14 maj. 

Nexhmedin Ademi kryetar i Shoqatës Kulturore “Dituria” në Preshevë për RTV Aldi tha se ky aplikim është hapur nga dita e djeshme dhe zgjat deri më 14 maj, një mundësi e mirë kjo që nga organizata qeveritare “YTB” nga Turqia për studentët jo shtetas turk mundësohen  studime falas.

Z.Ademi tha se ne nuk bëjmë përzgjedhjen e studentëve për bursa mirëpo vetëm se i ndihmojmë rreth aplikimit dhe rregullimit të dokumentacioneve.

Shoqata “Dituria” i bën thirrje të gjithë studenteve që dëshirojnë të studiojnë në Turqi të vijnë dhe të aplikojnë dhe të marrin konsulta tek Shoqata Kulturore "Dituria" në Preshevë.