• E mërkurë / Feb-26 22:36
  • Kontakt

Dimitrov: Maqedonia me përparim më të madhë se vendet e rajonit

Raporti i Komisionit Evropian për Maqedoni është shumë pozitiv. Maqedonia ka përparim të mirë në pesë, ndërsa është vërejtur përparim në katër

Raporti i Komisionit Evropian për Maqedoni është shumë pozitiv. Maqedonia ka përparim të mirë në pesë, ndërsa është vërejtur përparim në katër nga 9 fusha, deklaroi mbrëmë ministri për Punë të Jashtme, Nikolla Dimitrov.

Ai theksoi se Raporti ka konstatime se më në fundë vendet e kanë kaluar krizën më të madhe politike pas vitit 2001, se prej muajtë maj 2017 Qveria e reformave ka adresuar pyetjen për rrobërimin e institucioneve dhe me vetëdije ka forcuar demokracinë dhe udhëheqjen e së drejtës, si dhe vendi ka kaluar npërmjet ndryshimeve thelbësore në një mënyrë gjithëpërfshirëse dhe atmosferë të hapur politike.

“Ka gjithsej nëntë fusha. Maqedonia ka përparim të mirë në pesë prej tyre fushave dhe në katër ka përparim. Nëse është kështu, nga ato katër vendet, Shqipëria, Serbia dhe Mali i Zi dhe Maqedonia, do të thotë se Maqedonia në kuadër të njoftimit të kësaj periudhe është vendi çka ka bërë përparim më të madhë. Sigurisht se ka logjikë politike dhe vetëdije politke në njoftim, megjithatë unë nuk do kisha minimizuar vlerat e vlerësimeve sepse mos harojmë sot është 17 prill, nu ka ka kaluar as gjysëm viti nga 27 prilli. Ku ishe Maqedonia në atë ditë dhe ku është sot, tha Dimitrov.

Nëse çështja e emrit nuk zgjidhet deri në qershor dhe nëse Maqedonia atëher a do të merr datë për fillimin e bisedimeve, shefi i diplomacisë theksoi se kjo është pyetje çka mundet të përgjigjet vetëm Athina sepse vendimi për bisedimet meret vetëm me konsensus.