Ekspozitë kjo e llojit të parë të organizuar nga shkolla e mesme e Medresesë në Preshevë.
Në këtë ekspozitë nxënësit e kësaj shkolle gjegjësisht maturantët paraqitën punimet e tyre mjaft të bukura, ku disa kishin paraqitur piktura, shkrime arabe, e disa kishin paraqitur qytetin e Mekës e shumë punime të tjera.
Nxënësit të kësaj shkolle fetare përveç që mësojnë lëndën fetare mësojnë edhe lënd të tjera shkencore për t’i treguar të tjerëve se edhe ne kemi talent në fusha të tjera.
Mehmet Sahiti koordinator i këtij institucioni shkollor tha se nxënësit kanë tregua angazhim të madh gjatë këtyre viteve dhe sot kanë paraqitur punimet e tyre në këtë ekspozitë të llojit të parë.
Z.Sahiti po ashtu tha se ky vetëm është fillimi ne do të vazhdojmë edhe me organizime të tjera të llojit më të madh.
I pranishëm në këtë ekspozitë ishte edhe drejtori i shkollës fillore "Selami Hallaçi" në Rahovicë z.Nagip Sadiku i cili shprehu përshtypjet e tij që ka për këtë ekspozitë.
Nxënësit të cilët kishin paraqitur punimet e tyre në këtë eskpozitë tregonin se çfarë kanë paraqitur dhe sa kanë pasur vështirësi për të bërë punimet e tyre.
Kjo ekspozitë u mbajt në shkollën e mesme të Medresesë në Preshevë, ku nxënësit e kësaj shkolle paraqitën talentin e tyre në fushën e artit.