Dita Ndërkombëtare për Trashëgimi Kulturore shënohet pikërisht më 18 prill, Lugina e Preshevës është edhe një ndër territoret e cila është e pasur me trashëgimi kulturore duke u nisur këtu nga monumentet historike që posedon, objektet e ndryshme kulturore, objekte fetare, shpella, e shumë pasuri të tjera natyrore.
Në komunë të Preshevës janë të evidentuara dhe të regjistruara 128 monumente. Ndërsa sipas studiuesve dhe historianëve preshevarë janë gjetur dhe monumente të tjera të cilat nuk mbrohen me ligj gjithsej janë 335.
Xhemaledin Salihu kryetar I Shoqatës për “Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore” në Preshevë na tregoi në lidhje me rëndësinë dhe vlerën që paraqet kjo ditë në botë si dhe në Luginë të Preshevës, mënyrën se si shënohet dhe aktivitetet që mund të ndërmerren.
Komuna e Preshevës është e pasur me trashëgimi kulturore mirëpo e rëndësishme është që të ruhen, e mirëmbahen nga dëmtimi dhe shkatërrimi këto pasuri natyrore të cilat I posedojmë.
Populli shqiptar është popull I lashtë I cili posedon trashëgimi kulturore të pasur duke u nisur nga gjuha, veprat letrare, simbolet, figurat historike e shumë bukuri të tjera natyrore kështu u deklarua profesori I historisë Ismet Bajrami.
Monumentet historike tashmë janë nën ndikimin e faktorëve të ndryshëm ambiental dhe këto po bëjnë që këto monumente historike të dëmtohen dhe të humbasin vlerën e tyre por ajo që duhet të bëjmë është që ne vet ti mbrojmë me fanatizëm këto trashëgimi kulturore.
Dita Ndërkombëtare për Trashëgimi Kulturore në Preshevë nuk është shënuar në ndonjë mënyrë të veçantë mirëpo ky është dhe një tregues që të rritet vetëdijsimi I individëve, shoqatave si dhe institucioneve kompetente për të kushtuar më shumë rëndësi kësaj fushe.