Presidenti Tayyip Erdogan tha të mërkurën se zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të Turqisë do të mbahen përpara 24 qershorit, më shumë se një vit më herët sesa ishte planifikuar, duke thënë se vendi ka nevojë urgjente për të kaluar në një presidencë ekzekutive
Erdogan tha se kështu vendosi pasi foli me kreun e partisë nacionaliste MHP, Devlet Bahceli, i cili një ditë më parë kishte hedhur poshtë mundësinë e zgjedhjeve të hershme. Zgjedhjet paraprakisht ishin paraparë për muajin nëntor të vitit 2019.
"Edhe pse presidenti dhe qeveria po punojnë në mënyrë të njëjtë, sëmundjet e sistemit të vjetër përballen me çdo hap që marrim", tha Erdogan në një fjalim të transmetuar drejtpërdrejt në televizion.
"Zhvillimet në Siri dhe kudo tjetër e kanë bërë të vështirë të kalosh në sistemin e ri ekzekutiv në mënyrë që të ndërmarrim hapa të mëtejshëm për të ardhmen e vendit tonë. Ne diskutuam thirrjen e Bahceli me autoritetet tona relevante. Arritëm një marrëveshje që ne duhet t'i qasemi pozitivisht këtyre zgjedhjeve të parakohshme".
Valuta e Lirës së Turqisë u forcua pak ndaj dollarit dhe ishte 4.0602 në 1314 GMT. Rendimenti në lidhje me bonot e Turqisë ra rreth 10 pikë bazë.
Qeveria më parë e hodhi poshtë mundësinë e zgjedhjeve të hershme. Erdogan vitin e kaluar mezi fitoi një referendum për të ndryshuar Kushtetutën dhe për të krijuar një presidencë ekzekutive.
Megjithatë, këto kompetenca të zgjatura nuk duhet të hyjnë në fuqi deri pas zgjedhjeve presidenciale.
Partia e vogël e Bahçelit pritet të krijojë një aleancë me Partinë e Erdogan në zgjedhjet parlamentare