Ky është Ligji i ri për sigurinë në komunikacion në Republikë të Serbisë (Video)

Ligji për sigurinë në komunikacion në Republikë të Serbisë tashmë ka hyrë në zbatim që nga data 3 prill e këtij viti ...

Që nga data 3 prill të vitit 2018 ka filluar zbatimi i ligjit të sigurisë së komunikacionit në rrugë në Republikën e Serbisë, udhëheqësi i sektorit për komunikacion pranë Stacionit Policor në Preshevë z.Artan Behluli në intervistën e dhënë për RTV Aldi, na shpjegoi më qartë në lidhje me plotësim ndryshimin e këtij ligji, dhe masat ndëshkuese në rast të shkeljes së ligjit,RTV Aldi

Sa i përket vozitjes së dhunshme, konsumimit të alkoolit para dhe gjatë vozitjes si dhe tejkalimit të shpejtësisë  nga ajo e lejuar janë paraparë masa të caktuara ndëshkuese, RTV Aldi.

Në plotësim ndryshimin e këtij ligji hyjnë poashtu dyfishimi i gjobave për mosvendosjen e rripit të sigurimit, përdorimin e celularit gjatë vozitjes, si dhe mospërdorimin  e kapelave mbrojtëse  të homologuara, se si ka ndryshuar ligji dhe cilat janë  masat ndëshkuese na tregoi udhëheqësi i sektorit për komunikacion z.Artan Behluli.

Në ligjin e ri janë përfshirë rregullat e transportimit të fëmijëve në makinë i cili transport duhet të bëhet konform ligjit i cili parasheh që fëmijët të barten në ulëse të cilat janë të përcaktuara sipas moshës dhe lartësisë së fëmijës.

Sa i përket ligjit për shoferët e rinjë koha në të cilën shoferët e kanë të lejuar të ngasin makinën është e limituar, numri i personave që shoferët e rinjë mund të transportojnë me vete në makinë është i përcaktuar me ligj, si dhe niveli i lejuar i alkoolit në gjak.

Ligji për sigurinë në komunikacion në Republikë të Serbisë tashmë ka hyrë në zbatim që nga data 3 prill e këtij viti poashtu janë shtuar dhe patrullat policore nëpër rrugët e qytetit si dhe në fshatrat e komunës së Preshevës, ndërsa shoferët këshillohen që të ngasin makinën me kujdes, RTV Aldi.