Ndonëse nga shumëkush ishte konsideruar si qendra koordinuese e dëbimit të gjashtë shtetasve turq, ambasadorja e Turqisë në Kosovë, Kivlicim Kiliq thotë të jetë informuar nga mediat për këtë rast.
Për deklaratat e kryeministrit Haradinaj që deportimin e quajti veprim të gabuar, ajo nuk është ndalur shumë, duke i konsideruar si pjesë të debatit të brendshëm.
Në një prononcim të rrallë për ngjarjen e muajit të kaluar, Kiliq e ka vlerësuar si të mirë bashkëpunimin me institucionet e Kosovës.
“Jemi të kënaqur me bashkëpunimin në çështjet e sigurisë ndërmjet dy shteteve. Një ditë Kosova bashkëpunon me Turqinë, tjetrën ditë Turqia ndihmon Kosovën, kështu që është bashkëpunim reciprok.” ka thënë ajo.