Hasani: Pa media të lira, Kosova nuk mund t’i bashkohet shoqërive perëndimore

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani ka uruar gazetarët për ditën e Lirisë së Shtypit.

Ai ka thënë se “Gazetarët janë gur themel demokracisë dhe ne si Kosovë duhet t’u ofrojmë gjithë hapësirën e nevojshme që ata të mund të kryejnë misionin e tyre”.

Shkrimi i plotë:

Liria e shtypit është vlerë që shtyn përpara ndërtimin e shoqërisë dhe shtetit.

Gazetarët janë gur themel demokracisë dhe ne si Kosovë duhet t’u ofrojmë gjithë hapësirën e nevojshme që ata të mund të kryejnë misionin e tyre.

Pa media të lira, të cilat raportojnë dhe godasin të metat në shoqërinë tonë, Kosova nuk mund t’i bashkohet shoqërive perëndimore.

Urime, Dita e Lirisë së Shtypit!