Sot është dita e gjashtë e zhdukjes pa asnjë gjurmë deri më tani e dy policëve, Malor Dashi dhe Armend Trena vetura e të cilëve u gjet të shtunën në lumin Lepenc.
Njësitet e Forcave të Sigurisë dhe të Policë që nga dita e shtunë janë duke bërë kërkime në Lepenc për të gjetur dy policët.
Zhytësi, Ismail Kasumi dje tha për lajmi.net se sot do të jetë i pranishëm sot në kërkimet që po vazhdojnë në Lepenc.
Dje ai kishte marrë ftesës nga ana e Policisë dhe kryetarit të Komunës së Kaçanikut për të ndihmuar në kërkimet për policët e zhdukur.