Komuna dhe Bashkësia Islame, nënshkruan marrëveshjen për kryerjen e shërbimeve të varrimit

Duke u bazuar në vendimin e Kuvendit të Komunës së Malishevës, të datës 4 prill, të këtij viti, sot, Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj ...

Duke u bazuar në vendimin e Kuvendit të Komunës së Malishevës, të datës 4 prill, të këtij viti, sot, Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Malishevë, mulla Xhevat Kryeziu, kanë nënshkruar marrëveshjen për mbulimin e shpenzimeve për shërbimet e varrit të personave të vdekur të cilët varrosen në territorin e Komunës së Malishevës.

Sipas marrëveshjes, Këshilli i Bashkësisë Islame në Malishevë, oblohet që të kryej shërbimet e varrimit, të cilat mbulohen nga me mjete buxhetore të Komunës së Malishevës, ku përfshihet regjistrimi i rastit në librin amëz i të vdekurve, hapja e varrit, sigurimi i mjeteve tjera për varrin dhe kufomën, me kosto të përgjithshme prej 200 eurove.

Komuna e Malishevës, edhe vitin e kaluar, i ka mbuluar shpenzimet për shërbimet e varrimit.