Qëndrimi ditor i fëmijëve me nevoja të veçanta sot është pasuruar me lodra të ndryshme edukative të cilat ndihmojnë në edukimin e këtyre fëmijëve si dhe lehtëson dhe punën e edukatoreve.
Doktoresha Ardita Devolli e cila njëherit është edhe profesoreshë në Fakultetin e Edukimit në Universitetin “Hasan Prishtina” në Prishtinë në bashkëpunim me studentët e këtij fakulteti kanë ndërmarrur një iniciativë për të ndihmuar fëmijët me nevoja të veçanta në të gjitha trevat shqiptare e në këtë rast edhe fëmijët në komunë të Preshevës.
Drejtori i Qendrës për punë sociale në Preshevë z.Liridon Latifi ka mirëpritur doktoreshën nga Kosova së bashku me studentët në mesin e të cilëve kishte dhe student nga komuna e Preshevës. Një bashkëpunim i tillë është bërë për herë të parë në mes Kosovës, respektivisht Fakultetit të Edukimit dhe Preshevës, ne ju jemi mirënjohës si dhe mirëpresim në vazhdimësi iniciativa të tilla, u shpreh z.Latifi.
Doktoresha Ardita Devolli nga Fakulteti i Edukimit në Prishtinë u shpreh që me vullnet të madh kemi ndërmarrur këtë iniciativë në të cilën vetë studentët kanë qenë ata që kanë shprehur dëshirën, kanë punuar për një kohë të gjatë dhe kanë grumbulluar mjetet e nevojshme.
Janë dy kategori të njerëzve të cilët i kuptojnë fëmijët me nevoja të veçanta, prindërit e këtyre fëmijëve dhe specialistët të cilët punojnë më fëmijët me nevoja të veçanta por që e bëjnë këtë gjë nga dashuria është edhe një shprehje e doktoreshës nga Kosova.
Ndërsa në fund edhe drejtori i Qendrës për punë sociale z.Latifi ka ndarë mirënjohje për doktoreshën, Dekanatin e Fakultetit si dhe një mirënjohje për Këshillin e Studentëve.