Më datë 09.05.2018 ditën e mërkurë janë mbajtur garat komunale të ciklit të ulët nga klasa e parë deri në klasën e katërt ndërsa ditën e enjte më datë 10.05.2018 janë mbajtur garat komunale të ciklit të lartë nga klasa e pestë deri në klasën e tetë.
Rima Latifi dhe Dea Memishi janë edhe dy garuease të ciklit të ulët të cilat u shprehën shumë të kënaqura dhe njëkohësisht kanë marrur mirënjohje për pjesëmarrjen e tyre.
Në garat e ciklit të ulët, 16 nxënës janë kualifikuar për në garat regjionale të cilat do të mbahen në Bujanoc ndërsa tre vendet e para janë:
- Siera Rexhepi vendin e parë me 60.5 pikë
- Tara Hyseni vendin e dytë me 59 pikë
- Anika Sahiti vendin e dytë me 59 pikë
- dhe Suanda Sulejamni vendin e tretë me 56.5
Në garat e recitimit të ciklit të lartë janë kualifikuar 12 garues për në garat regjionale të cilat do të mbahen në komunë të Bujanocit ndërsa tre vendet e para janë:
1. Vjosa Memeti vendi i parë me 61.5 pikë
2. Blerina Aliu vendi i dytë 60 pikë
3. Elza Hasani vendi i tretë me 59 pikë.
Valon Nuhiu drejtor i shtëpisë së kulturës “Abdulla Krashnica” dhe Gani Veseli aktor në fund kanë ndarë mirënjohje për profesorët në juri, për drejtorin e bibliotekës z.Reshat Nezirin për bashkëpunimin me shtëpinë e kulturës poashtu janë ndarë mirënjohje për tre vendet e para ku në këtë rast z.Valon Nuhiu dhe z.Gani Veseli i kanë uruar suksese në garat regjionale.
Nxënëset Vjosa Memeti , Blerina Aliu dhe Elza Hasani fituese të tre vendeve të para ishin shumë të kënaqura për rezultatet e arritura si dhe shprehën falënderim për mësueset e tyre si dhe jurinë për vlerësimin e tyre.
Garat e recitimit të ciklit të ulët dhe ciklit të lartë janë organizuar nga shtëpia e kulturës “Abdulla Krashnica” në bashkëpunim me bibliotekën “Mehmet Jusufi” në Preshevë ndërsa në vazhdim do të mbahen dhe garat komunale në komunën e Bujanocit në të cilat do të marrin pjesë nxënësit e kualifikuar.