Hoxha kërkon nga ministrat t’i kryejnë obligimet e agjendës evropiane

Dhurata Hoxha duke informuar kabinetin qeveritar për zbatimin e prioriteteve të agjendës evropiane, ka kërkuar nga ministrat përkatës...

Dhurata Hoxha duke informuar kabinetin qeveritar për zbatimin e prioriteteve të agjendës evropiane, ka kërkuar nga ministrat përkatës që t’i kryejnë obligimet që dalin nga agjenda evropiane.

Ajo ka përmendur disa aktvitete që duhet kryer gjatë këtij muaji.

Njëri ndër ta është miratimi në Qeveri i Strategjisë dhe Planit të Veprimit për luftimin e ekonomisë jo formale.

Për këtë ka kërkuar përkushtim nga ministrat edhe kryeministri Haradinaj.

Ai ka thënë se Kosova është në një fazë kritike të bashkëpunimit me BE dhe për këtë ai ka thënë se duhet të tregojmë seriozitet.

Haradinaj ka përmendur edhe mospajtimet që janë brenda BE lidhur me zgjerimin. Haradinaj ka thënë se nuk është që Kosova ështa keq në rrugën evropiane por ka kërkuar më shumë përkushtim.

Qeveria në mbledhje ka miratuar edhe disa vendime tjera. Si ai për shpronësimin të pronave në ndërtimin e Autosdradës Prishtinë-Gjilan Dheu i Bardhë. Shqyrtimin për Negocim të Marrëveshjes finaciare IPA 2018 me BE.