Siria drejtë një konflikti të ngrirë: Përfiton Rusia, destabilizohen shumë shtete

Pas sulmeve kimike në Siri dhe reagimit të Shteteve të Bashkuara, Francës dhe fuqive të mëdha madje edhe me bombardime mbi ushtrinë e Asadit...

Pas sulmeve kimike në Siri dhe reagimit të Shteteve të Bashkuara, Francës dhe fuqive të mëdha madje edhe me bombardime mbi ushtrinë e Asadit, konflikti i filluar gati një dekadë më herët ka mbetur në heshtje dhe i ngrirë.

Pas kësaj heshtje, vëmendja është përqëndruar tek konflikti i kufirit izraelito-palestinez ku mijëra protestues humbën jetën duke tentuar ta kalojnë kufirin dhe u penguan nga forcat izraelite.

Konflikti sirian nga fillimi i tij e deri më tani ka ndryshuar rrjedhën dhe intensitetin shumë shpesh. Në të dy anët, mendohet se kanë investuar dhe ndihmuar fuqitë e mëdha, e sidomos Rusia dhe Irani që kanë ndihmuar ushtarakisht dhe ekonomikisht forcat e Asadit për qëllimet e tyre, transmeton Lajmi.net

Për të komplikuar edhe më tepër situatën pas sulmeve kimike dhe reagimit të SHBA-ve dhe Francës, udhëheqja e fraksioneve opozitare ka refuzuar të pranojë zgjidhje politike që përfshin Asadin duke u përpjekur të ruajnë pronat e tyre territoriale të mbetura nëpërmjet përdorimit të forcës ushtarake.

Por, përtej kësaj edhe nëse forcat pro-Asad dhe fraksionet pro-opozitare konkludojnë përfundimisht se zgjidhja për qëllimet e tyre nuk mund të arrihet nëpërmjet forcave ushtarake dhe ulen për të biseduar një zgjidhje të ndërmjetme, interesat që janë të subordinuara brenda dy palëve pengojnë zbatimin e një marrëveshje të tillë.

Papërgjegjshmëria e një zgjidhje paqësore që i përgjigjet mjaft interesave konkurruese të të gjithë akterëve kryesorë në konfliktin sirian siguron që rezultati më i mundshëm afatgjatë në Siri është krijimi i një konflikti të ngirë i cili duket se ka filluar dhe ky, lehtë mund të jetë një projekt ruso-iranian që janë ndihmës kryesor të Asadit, por që nga ndërhyrja e SHBA-ve dhe Francës iu është mohuar shtypja ushtarake e forcave opozitare.

Megjithatë, fuqia aktuale e Asadit do të ishte e kufizuar pasi ai do të duhet të mbrojë vazhdimisht autoritetin e tij kundër kryengritësve suni që synojnë të dobësojnë pushtetin e tij, ani pse Asadi fshehurazi do të mbështetej fuqishëm nga Irani.

Krijimi i një konflikti të ngrirë në Siri do të ndikojë në mjedisin gjeopolitik të Lindjen e Mesme në tri mënyra kryesore. Së pari, Rusia do të dalë si garantuesi kryesor i stabilitetit dhe unitetit të shtetit sirian. Një skenar i konfliktit të ngrirë do të ruante bazën detare të Rusisë në Tartus dhe bazën ajrore në Khmeimim, duke i dhënë Moskës burime të konsiderueshme ushtarake për të projektuar pushtetin në Siri. Nëse trazirat popullore do të shpërthenin në Siri, Rusia ka gjasa që do të shfrytzonte pozicionin e saj ushtarak për ta forcuar pozicionin e Asadit, duke përdorur në anën tjetër diplomacinë për të parandaluar ri-përshkallëzimin e konfliktit. Moska ka qenë në gjendje të mbajë këtë balancë edhe në zona të tjera të konflikeve të ngrira.

Së dyti, një konflikt i ngrirë ka të ngjarë të bëjë Sirinë një fushë lufte në mes Arabisë Saudite dhe Iranit. Derisa Arabia vazhdon të kundërshtojë fuqishëm Asadin, Irani e përkrah atë. Mbështetja financiare e të dy këtyre fuqive që janë në luftë tash e sa vite, nuk mungon për asnjëren nga fraksionet, opozitarët dhe Asadin, e sigurisht kjo nuk do të ndihmonte një përfundim të konfliktit, por do të nxehte edhe më tej gjakrat.

Së treti, zbatimi i një zgjidhjeje paqësore që u jep territoreve kurde autonomi de fakto pa njohjen de jure, mund të krijojë një gjendje të përhershme paqëndrueshmërie në kufirin verior të Sirisë me Turqinë. Për të mbrojtur ktëë kufi të paqëndrueshëm, ushtria turke mund të duhet të përfshihet në ndërhyrje periodike ushtarake në Siri që i ngjajnë funksionimit të saj në vitin 2015 kundër PKK në Turqinë Lindore.

Edhe pse komuniteti ndërkombëtar ka nisur një sërë procesesh të paqes që synojnë të sjellin fraksionet rivale në tabelën e bisedimeve dhe arritjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme politike, mungon vullneti i të dyja palëve për një gjë të tillë. Ndërsa krijimi i një konsensusi ndërkombëtar mbi atë se si duhet të duket Siria e rindërtuar duket gjithnjë e më pak e mundshme. Lufta siriane mund të kalojë në një konflikt të ngrirë. Kjo trajektore do të sigurojë që Siria të mbetet një shtet i brishtë dhe një lidhje e jostabilitetit në Lindjen e Mesme për vitet që vijnë.