Ministri i Jashtëm serb përsëriti se Serbia kurrë nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, por vetëm do të synojë një marrëveshje me kompromis.
“Edhe nëse dikush i thotë jo anëtarësimit në BE, Serbia nuk mund ta pranojë aktin e njëanshëm të Kosovën”, tha ministri serb.
Daçiq gjithashtu akuzoi Perëndimin se po e mbrojnë Kosovën.
“Perëndimi po i thotë Prishtinës të mbetet në pozicionet aktuale. Ne duhet të jemi të vetdijshëm për pasojat e të gjitha vendimeve tona”, theksoi Ivica Daçiq.
Ministri serb vizitën e Vuçiqit në Serbi e vlerësoi si konfirmim të raporteve të mira serbo-ruse.