Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Serbisë dhe ministri i saj i Punëve të Jashtme Ivica Daçiq, në një medium serb ka pranuar atë që shumë vështirë e thotë, të pakën publikisht dha para qytetarëve të Serbisë.
“Kosova është në prag të pavarësisë”, ka thënë ai për tv pink duke shtuar se Serbia mbetet në qëndrimet e veta rreth saj falë miqve tradicionalë të saj.
”Për bashkësinë ndërkombëtare çështja e Kosovës është e zgjidhur dhe ajo nuk dëshiron dhe nuk do të bisedojë më rreth kësaj çështjeje”, ka thënë ai.
Daçiq ka shtuar se populli në Serbi duhet të informohet dhe të përgatitet për atë që do të ndodhë.
“Çfarë do të ndodhë nëse bëhet ndonjë sulm në veri të Kosovës? A jemi të gjithë të gatshëm të reagojmë dhe të veprojmë? NATO ka thënë se nëse dikush hyn në Kosovë, ai do të trajtohet sulm ndaj NATO - s”,ka tërhequr vërejtjen ai.
I pyetur nëse është reale që deri në fund të vitit të nënshkruhet marrëveshja detyruese ligjore me Kosovën, ai ka thënë se kjo është vështirë e realizueshme sepse pozicionet edhe më tej janë shumë larg njëri –tjetrit.
"Perëndimi po e sforcon Kosovën që të mbetet në pozicionet e tashme. Kur Perëndimit ia përmend ndarjen, ai nuk do të dëgjojë për këtë. Duhet të jemi të vetëdijshëm për të gjitha vendimet që do t’i marrim", ka thënë Daçiq.
Siç thotë ai, për Serbinë i vetmi shans është administrata amerikane që t’ju sqarojë se nuk ka stabilitet në rajon nëse nuk plotësohen interesat serbe dhe shqiptare.