Në Konferencën Ndërkombëtare Ndërparlamentare në Beograd të organizuar nga Kuvendi i Këshillit Parlamentar për Stabilizim dhe Asocijim pranë Kuvendit të Serbisë në të cilën është parashikuar të marrin pjesë shtetet e Ballkanit, gjithashtu i ftuar ka qenë dhe deputeti shqiptar në Serbi z.Fatmir Hasani si zv.anëtarë në këtë kuvend.
Mirëpo sipas një deklarate të publikuar dje nga ana e Partisë për Veprim Demokratik është njoftuar që deputeti nuk do të marrë pjesë në këtë konferencë pasi që edhe shtetet si Shqipëria dhe Maqedonia e kanë refuzuar për arsye se udhëheqësja e Parlamentit të Serbisë Maja Gojkoviq ka anuluar ftesat për parlamentarët e Kosovës të cilët ishin ftuar paraprakisht nga kryetari i Këshillit për Integrimet Europiane në Parlamentin e Serbisë, Nenad Çanak.
Deputeti shqiptar në parlamentin e Serbisë z.Fatmir Hasani është deklaruar që kjo është një sjellje jodemokratike antieuropiane e kuvendit të Serbisë gjegjësisht kryetares së kuvendit Maja Gojkoviq.
Sjelljet e tilla nga ana e Serbisë bëjnë që të kuptojmë që mungon disponimi i mirë nga ana e Serbisë për normalizim të raporteve me Kosovën dhe zgjidhjen e këtyre problematikave ka thënë z.Hasani.
Ndërsa sa i përket çështjes së ndalesës së Federatës së Karatistëve nga Kosova të cilët do të merrnin pjesë në Kampionatin Europian të Karatesë në Novi Sad z.Hasani u shpreh se kjo është një sjellje jo e mirë dhe veprim që nuk çon në stabilizim të përgjithshëm të rajonit.
Konferenca Ndërkombëtare Ndërparlamentare në Beograd është mbështetur nga OSBE me qëllim të promovoj idenë se me UE arrihet paqja dhe zhvillimi, kjo konferencë po mbahet sot dhe do të vazhdojë dhe nesër.