Në këtë aktivitet të Kryqit të Kuq dhurues të gjakut ishin persona të shumtë si kryetari i komunës, punëtorë të administratës komunale, mjek dhe shumë persona të tjerë të cilët janë dhurues të rregullt të gjakut.
Kryetarja e Kryqit të Kuq Kadrije Ahmeti në intervistën që realizuam tha se është aktiviteti i tretë i Kryqit të Kuq që kemi realizuar në vende të ndryshme e këtë herë vendosëm ta realizojmë në objektin e komunës në mënyrë që bashkëpunimi mos të mungojë asnjëher me pushtetin aktual dhe të jetë edhe më i frytshëm se kaq.
Një risi që pritet të vijë së shpejti është ajo e ndihmës së shpejtë në mënyrë që kandidatët tanë ta kryejnë edhe këtë shërbim në vend.
Iniciativës së dhurimit të gjakut i'u bashkangjitë edhe kryetari i komunës së Preshëvës z.Shqiprim Arifi ku me dhurimin e gjakut i shërbenë dikujt, i shpëton jetën dikujt dhe je më i shëndetshëm, kështu u shpreh z.Arifi në prononcimin e dhënë për Rtv Aldi.
Gjatë këtij aktiviteti janë dhuruar dhe medalje për dhuruesit e rregulltë të gjakut e një ndër ta është edhe Fatmir Ademi për dhurimin e gjakut për të 35-tën herë, z.Ademi tha nuk do të ndalem sa të më punoj shëndeti do të dhurojë gjakë.
Mirënjohje u shpërndan për të gjithë dhuruesit e gjakut ku njëri prej tyre ishte edhe kryetari i komunës që me dhurimin e gjakut pranoi edhe një mirënjohje nga kryetarja e Kryqit të Kuq, znj.Ahmedi