Debat Publik:''Shqiptarët ndërmjet integrimit dhe dezintegrimit'' (Video)

Diskutimë të tilla janë zhvilluar edhe në qytetet e tjera dhe diskutimi në Preshevë ishte i radhës sa i përket kësaj tematike...

Sot në amfiteatrin e shtëpisë së kulturës ''Abdulla Krashnica'' në Preshevë është diskutuar në lidhje me temën "Shqiptarët ndërmjet integrimit dhe Dezintegrimit" e organizuar kjo nga ''Këshilli për të drejtat e njeriut'' në Preshevë dhe ''Qendrës për kulturë Rex'' nga Beogradi.

Pjesëtar në panel diskutim ishin Momçillo Petroviq gazetar nga Beogradi, Albert Heta, aktor nga Prishtina, Jelena Urosheviq aktiviste dhe Ragmi Mustafa sociolog nga komuna e Bujanocit.

Kryetari i "Këshillit për të Drejtat e Njeriut" Belgzim Kamberi u shpreh që nëpërmjet këtyre diskutimeve ne duam të krijojmë debate ndërmjet përfaqësuesve të fushave të ndryshme të cilët ishin pjesëmarrës në këtë diskutim dhe panelistëve të cilët ishin të ftuar.