Organizata jo qeveritare ''Stacioni Qendra Bashkohore'' nga Prishtina në bashkpunim me Shtëpinë e Kulturës "Abdulla Krashnica" në Preshevë kanë mbajtur sot ligjërata para të rinjëve të komunës së Preshevës për programim shkollorë "Summer School".
Kjo është hera e parë për këtë organizatë jo qeveritare që ligjëruan në Preshevë dhe u njoftuan të rinjtë preshevarë se çfarë të mira sjell kjo shkollë verore me mbajtjen e kurseve të ndryshme të lëmive të ndryshme.
Albert Heta udhëheqës i kësaj organizate tha se kjo është hera e parë që po vijmë në Preshevë dhe një e mirë që bashkëbiseduam me këta të rinjë dhe i njoftuam me të mirat që sjell kjo shkolle verore Summer School.
Hatixhe Ibrahimi studente nga Presheva tha se për neve të rinjëve kjo është një mundësi shumë e mirë dhe duhet që të ndjekim kurse të tilla që të marrin eksperiencë çka na shërben për të ardhmen tonë.
Organizata jo qeveritare ''Stacioni Qendra Bashkohore'' nga Prishtina është themeluar që nga viti 2006 dhe merret me programin e saj Summer School.