I riu me inicialet A.M. u plagos rëndë me armë zjarri. Ai ndodhet i shtruar në spitalin e qytetit, ku po merr ndihmën mjekësore.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka identifikuar autorin e plagosjes, emri i të cilit nuk bëhet i ditur.Aktualisht forca të shumta policie po krehin zonat ku mendohet se fshihet autori, ndërsa kanë ngritur edhe patrulla në rrugët dalëse të qytetit.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes, si dhe po mblidhet dhe sekuestrohet çdo provë që mund të ketë lidhje me këtë hetimin.