Poetja Marigona Fejzullahu sapo ka botuar dhe librin e dytë më të ri në "Stacionin e Lumturisë", libër i cili u promovua sot në sallën e Kuvendit Komunal në objektin e komunës së Preshevës, të pranishëm ishin, familjarë, shkrimtarë, profesor dhe nxënës.
Botimi i këtij i libri është mbështetur nga Shoqata e Shkrimtarëve "Feniks" në Preshevë ku dhe redaktor i librit ka qenë kryetari i kësaj shoqate të shkrimtarëve Bilall Maliqi, recesent Luan Malok dhe lektori i librit Sedat Agushi.
Në pjesën e parë të promovimit të librit u bë deklamimi i disa poezive nga libri i autores, nga Agnesa Agushi, Blerta Agushi, Besa Asllani e cila njëherit lexoi dhe parathënien e librit në mungesë të recesentit Luan Maloku ndërsa në vazhdimësi fjalën e morrën kryetari i shoqatës së shkrimtarëve "Feniks" Bilall Maliqi, shkrimtar dhe poetë si Demush Berisha, Nehat Ramizi.
Në vazhdim fjalën e morri vetë autorja e librit Marigona Fejzullahu e cila njëherit dhe ka nxjerrur në botim librin e dytë në radhë me poezi.
Në pjesën e dytë të promovimit të librit u hap debat për të gjithë të pranishmit ku gjatë debatit fjalën e morrën Sadri Sadriu, Halim Hasani, Shqiprim Fejzullahu në emër të familjes Fejzullahu i cili njëherit ka bërë dhe dizajnin e librit
Ndërsa në pjesën e tretë dhe të fundit u mbajt orë letrare gjatë të cilës u lexuan poezi dje aforizma nga poetët dhe nxënësit e pranishëm si poetë Avni Shaqiri, Alixhemal Salihu, Nehat Ramizi, Demush Berisha, Halim Hasani, Nita Jusufi, Arta Asllani dhe vetë autorja e librit Marigona Fejzullahu.
Në fund të promovimit të librit pjesëmarrësit patën mundësinë dhe të pranojnë nga një libër nga autorja Marigona Fejzullahu.