Rektori i Kolegjit Universitar "Beder" i dorëzoi kryetarit Kamberi dokumentin për 5 bursa për studentët nga Bujanoci
Rektori i Kolegjit Universitar "Beder" nga Tirana, Ferdinand Gjanaj, me bashkëpunëtor, ka vizituar Komunën e Bujanocit.
Rektori Gjanaj i dorëzoi Komunës së Bujanocit shkresën me anë të cilës njoftoi kryetarin Kamberi për ndarjen e 5 bursave për student nga Bujanoci.
Rektori Gjanaj poashtu dorëzoi disa libra të mbledhura në aksionin "Një libër për Luginën", aksion ky i organizuar nga Kolegji "Beder".
Pjesë e delegacionit ishte edhe gazetari Valon Gashi nga Bujanoci.