Gjatë këtij takimi do të diskutohet raporti i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres lidhur me çështjet në Kosovë për periudhën nga 17 janari deri më 15 prill.
Guterres në raportin tre mujor për Kosovën, ka thënë se është i shqetësuar në lidhje me përkeqësimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës, veçanërisht pas arrestimit të ashtuquajturit drejtor i Zyrës për Kosovën, Marko Gjuriq.
Guterres iu ka bërë thirrje palëve që të shmangin deklaratat nxitëse.
“Dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës i ndërmjetësuar nga BE-ja është më keq sesa duket. U bëj thirrje të dyja palëve t’i japin një shtysë të re dialogut në mënyrë që të zbatohen të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tani”, ka thënë Guterres.
Po ashtu, shefi i OKB-së ka shprehur shqetësim për shkak të ritmit të ngadaltë të hetimit rreth vrasjes e liderit të serbëve të Kosovës, Oliver Ivanoviq duke shtuar se dyshimet ndërsjellin edhe ndjenjën e pasigurisë ndërmjet komuniteteve në Kosovë.
Pjesa tjetër e raportit ka të bëjë me aktivitetet e EULEX-it dhe me Gjykatës Speciale.
Në këtë takim Serbia përfaqësohet nga ministri i Jashtëm, Ivica Daçiq.