Shkarkohet Dragan Stevanoviq Boske

Dragan Stevanoviq Boske nuk është njeriu i parë i Partisë Përparimtare Serbe në rrethin Pçinjës...

Dragan Stevanoviq Boske nuk është më i pari i Partisë Përparimtare Serbe në rrethin Pçinjës, kështu ka vendosur kryesia e partisë në Beograd ka zbuluar InfoVranjske nga burime në Këshili i qytetit të Vranjës SNS.

Qendra shumë shpejt duhet të vendos se kush do të jetë në pozicion të Koordinatorit SNS për Rrethin e Pçinjës që do të zëvendësoj Stevanoviqin i cili mbetet Sekretar i Shtetit në Ministrinë e Ekonomisë.

Vendimi në lidhje me shkarkimin e tij Stevanovic e ka njoftuar personalisht të premten e kaluar, 11 maj në Vranjë në takimin ku morën pjesë të gjithë përfaqësuesit e Komitetit të Partisë të komunës në këtë fushë dhe Këshilli i Qytetit në Vranjë.

Sipas burimeve nga komisioni Vranje SNS, Stevanoviq lëshoi një seri të kritikave të punës dhe aktiviteteve të Bordit Komunal dhe Komitetit Komunal në Vranjë, duke theksuar "që të mos shpresojnë përqindje të lartë të votave në zgjedhje, për shkak se ajo është meritë vetëm e liderit të partisë, Aleksandar Vuçiq" dhe se ata duhet të përmirësojnë punën e tyre "që në zgjedhje të ardhshme të mos luftojnë për të kaluar pragun".

Stevanoviq gjithashtu u bën thirrje të gjithëve të bashkëpunojnë me koordinatorin e ardhshëm SNS për rrethin e Pçinjës dhe bëri të ditur që problemi personal i kryesisë së partisë të zgjidhet sa më shpejt që të jetë e mundur.

Sipas indikacioneve paraprake, ulja në pozitë e Stevanoviqit nga pozicioni i të parit të Partisë së Progresiste në rrethin e Pçinjsës ka shkaktuar një tronditje të dukshme në të gjitha këshillat e SNS në jug të Serbisë, sidomos në grupin e të parëve të progresistëve në Vranjë, udhëheqja e të cilit ka frikësuar me efektin e mundshëm domino si një nga pasojat e para të këtij ndryshimi të rëndësishëm në radhët e progresistëve në Serbinë jugore .

Stevanoviq në 2013 ka lënë Partinë Radikale Serbe dhe u bashkua me SNS në të cilën shpejtë ka "përparuar" në pozitën e të parit në progresistit në rrethin e Pçinjës dhe pozitën e Sekretarit të Shtetit në Ministrinë e Ekonomisë.

Rritja meteorike e Stevanoviq  në SNS, sipas mendimit të të parëve në radhët e progresistëve në Vranjë dhe rrethin e Pçinjës, i'a ka mundësuar " Lidhja progresiste e Surdulicës" e drejtuar nga Milovan Dreçun, kryetar i Komitetit të Sigurisë së Parlamentit të Serbisë dhe anëtarë me ndikim të SNS, i cili është kunati i Stevanoviqit, pasi ata u martuan me dy motra nga Surdulica.