Kryeministri Ramush Haradinaj, ka paralajmëruar formimin e Ushtrisë edhe me anë të ligjit pë FSK-në, nëse Lista Serbe nuk e përkrah formimin e saj me anë të ndryshimeve kushtetuese.
Haradinaj në konferencën për medie pas takimit prezantues për arritjet dhe planet në sigurinë e Kosovës, me theks të veçantë për FSK-në, me ambasadorët e akredituar në Kosovë, shtoi se në
takim u ka thënë pjesëmarrësve se ka ardhur koha që Kosova të veprojë me formimin e ushtrisë, sepse nuk mund të presë më.
Ai tha se Ushtria e Kosovës do të kontribuoj për paqen në rajon.
Kryeministri tha se në takim me ndërkombëtarëve është shprehur se me transformimin e FSK-së askush nuk humb, as në Kosovë as në rajon, përkundrazi partnerët fitojnë shume, fitojnë partner kredibil.