Informatë e Partisë Për Veprim Demokratik pas lëshimit të seancës

Pas degradimit të seancës së Kuvendit Komunal nga ana e kryetarit të komunës, duke keqpërdorur foltoren me fjalor denigrues dhe rrugaçëror...

Pas degradimit të seancës së Kuvendit Komunal nga ana e kryetarit të komunës, duke keqpërdorur foltoren me fjalor denigrues dhe rrugaçëror, grupi i këshilltarëve të Partisë për Veprim Demokratik ka vendosur që të lëshoj seancën.

Vlen të theksohet se gjithë kësaj situate gjatë tërë kohës i ka kontribuar kryetari i Kuvendit si përgjegjësi kryesor për mbarëvajtjen e sencave të Kuvendit Komunal të Preshevës. Ishte pikërisht kryetari i Kuvendit që nuk ndërpreu fjalimin e kryetarit të komunës i cili përdori fjalët më fyese për këshilltarët e opozitës e sidomos fyerjet ndaj këshilltarit Skender Destani.

Grupi i këshilltarëve të PVD-së kërkon publikisht nga kryetari i Kuvendit që të kujdeset që kultura dhe gjuha e rrugës të mos bëhet traditë e fjalimeve në Kuvend.

Preshevë, 15.05.2018

Këshilli për Informim i Partisë për Veprim Demokratik