Mediat katalonase: Kryeministri spanjoll, lideri i vetëm që s’merr pjesë në samitin e Sofjes

Kryeministri i Spanjës, Mariano Rajoy, do të jetë lideri i vetëm evropian që nuk do të marrë pjesë në samitin e Sofjes më 17 maj.

Ky është titulli i shumicës së mediave nga Katalonia të cilat citojnë arsyetimet e Rajoy se bojkoti i tij në këtë samit vjen pas pjesëmarrjes së Kosovës.

Edhe pse liderët e shteteve të cilat ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosvës, ata të Sllovakisë, Rumanisë, Greqisë dhe Qipros do të marin pjesë, Rajoy nuk do të jetë prezent në samitin zyrtar.

Rajoy do të jetë në kryqyetin bullgar, mirëpo do të marrë pjesë  vetëm në mbledhjen joformale mbrëmjen e së mërkurës, e cila mbahet para samitit zyrtar. Pjesëmarrëse në këtë samit do të jenë 27 vendet e Bashkimit Evropian përveq liderit të Spanjës, shkruajnë sot mediat katalanase.

Ndryshe, Spanja nuk e ka njohur ende pavarësinë e Kosovës, vendim ky që nga shumë njohës së politikës spanjolle po thuhet se vjen nga problemi i pazgjidhur me Kataloninë dhe krahinën Baske, si dhe lëvizje të ngjashme në territorin spanjoll.