Me rastin e 25 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Britanisë së Madhe dhe Maqedonisë, kryeministrja britanike Theresa May vizitoi të enjten Shkupin ku prit me një ceremoni të lartë ushtarake.
Kryeministrja britanike shprehu mbështetjen për integrimin e Maqedonisë në strukturat euro-atlantike, ndërsa theksoi nevojën për unitet kundër ndikimit rus në Ballkan.
Duke folur para gazetarëve, ajo theksoi nevojën për zgjidhjen e problemeve të së kaluarës.
“E di se konfliktet e së kaluarës ndonjëherë duken si të pamundura për t’u kapërcyer. Shumë çështje të vështira mbeten të pazgjidhura, përfshirë konfliktet e brendshme në rajon, kriminalitetin e organizuar, migracionin e paligjshëm dhe ekstremizmin. Duhet t’i kujtoni sfidat e së kaluarës por të mbeteni me ambicje për të siguruar të ardhmen paqësore, të begatë dhe demokratike, të cilën qytetarët dhe komunitetet tuaja e meritojnë. Me vullnetin e duhur politik, përparimi mund të arrihet shpejtë”, tha ajo