• E mërkurë / Mar-05 02:20
  • Kontakt

Haziri thotë se vizat shtyhen për një vit sa herë që pushtetarët përmendin data

Sipas tij, pala kosovare ka mundur të paraqitet shumë më dinjitetshëm në këtë samit, mirëpo një gjë e tillë siç ai është shprehur, nuk ka ndodhur.

“Është një rast i mirë që pas Samitit të Sofjes ta shohë realisht edhe qeveria pafuqinë e saj politike për t’i shtyrë proceset përpara. Edhe në  këtë samit është lëshuar rasti historik që Kosova të përfaqësohet më dinjitetshëm. Mbi 60 veta morën pjesë, një delegacion shumë i madh”, deklaroi Haziri gjatë një konference të mbajtur sot.

Ai pos kësaj, foli edhe për çështjen e vizave, me ç’rast tha se sa herë që udhëheqësit e shtetit e përmendin këtë çështje, liberalizimi shtyhet nga një vit tutje

“Çështja e vizave, sa herë që pushtetarët tanë përmendin vizat e shtyjnë nga një vjet. Nuk ka një datë. Nuk duhet lëmë të manipulojnë me data. Data do të jetë nga këshilli i ministrave”, ka shtuar ai.