25 Milion dinarë është shuma që Komuna e Preshevës ka ndarë nga buxheti i komunës për zhvillimin e bujqësisë në komunën tonë për vitin 2018.
Për realizimin e ndarjes së mjeteve financiare nga buxheti i komunës se Preshevës për zhvillimin e Bujqësisë për vitin 2018, llojet e subvencionimit dhe kriteret janë:
1.Sektori i pemëtarisë,
2.Sektori i prodhimtarisë bimore,
3.Sektori i blegtorisë,
4.Sektori i bletarisë,
5.Sektori i Ujitjes,
Në ndarjen e këtyre mjeteve për bujqësi për përcaktimin e kandidatëve Këshilli Komunal ka emëruar edhe 3 anëtarë të komisionit ku kryetar i këtij komisioni është Afrim Abdullahu.
Kryetari i këtij komisioni z.Afrim Abdullahu gjatë intervistës së dhënë për RTV Aldi tha se konkursi është hapur nga data 16 maj i këtij muaji dhe zgjat deri në fund të këtij muaji 31 maj, dhe ndahet në 5 lloje të subvencioneve.
z.Abdullahu gjatë kësaj interviste foli edhe për pjesëmarrjen e komunës se me sa përqind merr pjesë në ndarjen e mjeteve të punës për bujqësi.
Të drejtë konkurimi kanë të gjithë personat fizik të cilët merren apo mendojnë të merren me aktivitetet e bujqësisë.