• E mërkurë / Mar-05 02:47
  • Kontakt

Mbahet akademi përkujtimore për nderë të të ndjerit Demir Behluli (Video)

Demir Behluli lindi më 10 shkurt 1938 në fshatin Ranatoc të Preshevës ndërsa ka ndërruar jetë në moshën 80 vjeçare më 4 maj të vitit 2018.

Sot në ambientet  e bibliotekës së qytetit “Mehmet Jusufi” me fillim prej ora 12:00h është mbajtur akademi përkujtimore për nderë të të ndjerit Demir Behluli.

Akademia përkujtimore është organizuar nga Shoqata e Shkrimtarëve ''Feniks'' ku të pranishëm ishin kryetari i kësaj shoqate z.Bilall Maliqi, drejtori i bibliotekës z.Reshat Neziri, familjarë dhe të afërm të të ndjerit si i biri Dashnim Behluli, profesorë dhe shkrimtar si  Junus Fetahu, prof.Rexhep Abazi, poet Demush Berisha si dhe qytetar të tjerë. Demir Behluli ishte shkrimtar dhe piktor i cili me veprat e tij ka lënë pas vetes shkrime, dhe punime të cilat do e mbajnë gjallë gjithmon në mendjet dhe zemrat e të gjithë atyre që e kanë njohur. 

Pikturat e Demir Behlulit, sot gjenden anë e kënd botës. Ato gjenden tek individët dhe institucionet e ndryshme në mbarë botën, si në Shqipëri, Amerikë, Holandë, Gjermani, Austri, Australi, Turqi, Zvicër.

Bilall Maliqi kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve Feniks për TV Aldi u shpreh që është obligim për ne që të organizojmë akademi përkujtimore për krijuesit e mëdhenjë siç ishte Demir Behluli.

Demir Behluli lindi më 10 shkurt 1938 në fshatin Ranatoc të Preshevës ndërsa ka ndërruar jetë në moshën 80 vjeçare më 4 maj të vitit 2018.