Edi Rama tha dje se ishte një ditë e vështirë për të, sepse Shqipëria nuk mori konfirmimin e datës për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE. Teksa ai bëri disa gjeste të pazakonshme.
Kryeministri i Shqipërisë, në momentin kur moderatori i panelit e thirri të mbante fjalimin ai u vonua paksa, ndërsa kur mori fjalën tha: “Më vjen keq që ju mbajta duke pritur, të paktën dikush po pret pak për ne, sepse për ne pritjet janë të gjata”.
Kryeministri i Shqipërisë më pas dha një fjalim emocional, duke thënë se ishte një ditë e vështirë në Sofje pasi nuk ka marrë konfirmim të datës për fillim të negociatave për anëtarësim në BE.
“Një gjë është e sigurt, se ata kanë rrugë dhe metro, por kurrë nuk do të ketë ndjenjën e jetës si qenie që kemi ne në rajon”, ka thënë ai.
Ai theksoi se progresi i bërë në Ballkan në katër pesë vitet e fundit është historike, duke deklaruar se marrëdhëniet e Shqipërisë dhe Serbisë janë tejet të mirë, pasi ka pasur edhe marrëveshje të nënshkruara nga ministrat shqiptarë dhe serbë, transmeton lajmi.net.
Kjo sipas tij ajo që përmendi ishte vetëm një nga shembujt e asaj që bëhet në rajon duke përmendur edhe zhvillimin në aspektin ekonomik.
“Interesi është në rritje në rajon, diku më pak, diku tjetër më shumë, por është një trend që po zhvillohet vetëm pozitivisht. Është shumë e rëndësishme që ne të mos e humbim durimin. Nuk po flasim për lodhjes dhe zgjerimi, por kemi nevojë të shmangim lodhjen e durimit, sepse ajo është për ne esenciale që të përparojmë drejt Brukselit dhe se më shumë do të bëjmë të jemi pjesë e këtij grupi”, ka thënë Rama, transmeton lajmi.net.
Kjo është, theksoi ai, mundësi për të modernizuar vendet dhe për të ndërtuar vende më të forta.
“Ky është një proces i vështirë dhe i dhimbshëm, nuk është e drejtë, në çdo hap ndjejmë padrejtësi, por edhe duhet të vazhdojmë të lëvizim drejt BE-së”, ka thënë kryeministri shqiptar, duke shtuar se Forumin Ekonomik të Vjenës është i dobishëm për lidhjen ekonomike.
“Shpresoj se rajoni ynë, jo vetëm të ruajtur besimin në këtë projekt fantastik dhe neurotik të BE-së, por edhe të mos e humbasë sensin e humorit gjatë rrugës …”, tha Rama, duke shtuar:
“Duket se mallkimi për Ballkanin do të vazhdojë – kur ata ishin të hapur, ne kemi qenë të mbyllur, tani ka mënyra të tjera përreth, por unë shpresoj se momenti do të vijë kur të dyja palët kanë të njëjtën ndjenjë të hapësirës dhe kur ne më në fund do të bashkohemi me ata që thanë se na duan, edhe pse tani dëgjojmë disa zëra që nuk duan”, përfundoi Rama.
Pas fjalimit emocionues të Ramës, kryeministrja serbe Ana Brnabiq i ka dhënë mbështetje që Shqipërinë sa më shpejt të jetë e mundur ta ketë një datë për fillimin e negociatave me BE-në.